Teknologji

A e dini se për çfarë do të përdoret djersa nga Apple Watch?

Disa njerëz djersitjen e shohin si rezultat i një stërvitjeje të fortë. Të tjerë e urrejnë sepse kjo do të thotë se kanë shumë vapë.

Por kujt i kishte shkuar në mendje se djersa mund të përdoret për të mbledhur të dhëna që përmbajnë informacione për shëndetin?

Si do të dukej formacioni i Real Madridit me Kylian Mbappe në ekipin sezonin e ardhshëm…

Cilat vende kanë ndaluar furnizimin me armë për Izraelin?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito me video të veçantë pak javë para ardhjes në jetë të fëmijës

Sezonin e kaluar ai luajti në kategorinë e dytë angleze – tani ai është gati për …

Mickoski: Nuk kam besim në gjyqësi, por Spasovski duhet të përgjigjet për kaosin me dok…

Inxhinierët e Apple e kanë realizuar këtë gjë, dhe kjo është arsyeja pse kompania ka paraqitur një aplikim për patentën e titulluar “Pajisjet e veshura me aftësi për matjen e djersës”.

Pajisja në të cilën Apple po fokuson këtë aplikacion është Apple Watch.

Kjo patentë përfshin një sensor për matjen e djersitjes, informatat e të cilit do të ruhen në Apple Watch.

Kompania ka theksuar gjithashtu se kur një përdorues i Apple Watch është duke ecur, vrapuar, ose çikluar, pajisja mund të llogarisë një shkallë të djersës “që korrespondon me intervalin kohor të stërvitjes”.

Kjo do ta ndihmojë përdoruesin të dijë në lidhje me “humbjen totale të lëngjeve gjatë stërvitjes”. /Telegrafi/

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close