Bota

Blinken, pas njoftimeve për vdekjen e Navalny: ‘Rusia është përgjegjëse për këtë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se nëse vdekja e Navalny konfirmohet, kjo “vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar”.

“Para së gjithash, nëse këto raporte janë të sakta, mendjet dhe zemrat tona rrahin për bashkëshorten dhe familjen e tij”, thotë ai në konferencën e sigurisë në Mynih, duke shtuar se “Rusia është përgjegjëse” nëse konfirmohet vdekja.

I pyetur për vdekjen e Navalny-t këtë mëngjes në NPR, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se SHBA-ja po përpiqet të konfirmojë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Është një tragjedi e tmerrshme, dhe duke pasur parasysh historinë e gjatë dhe të ndyrë të qeverisë ruse për të dëmtuar kundërshtarët e saj, ngrihen pyetje reale dhe të dukshme për atë që ndodhi,” i tha ai transmetuesit amerikan.

“Por unë do të ndaloj komentet e mëtejshme për të derisa të mësojmë më shumë dhe ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive konfirmimin, pasi e di që është edhe familja e zotit Navalny. Dhe ne do të përcaktojmë prej andej se çfarë, çfarë do të vijë më pas.”

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen i bëru jehonë kësaj përgjigjeje. Në konferencën e sigurisë në Mynih, ajo i tha BBC-së: “Ne presim që familja ta konfirmojë atë përpara se të japim deklaratën tonë”.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close