Maqedoni
Harxhimet e rrugës / Gjykata liron ish-deputeten e VMRO, Silvana Boneva
Shkup, 16 shkurt – Është liruar nga akuzat ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva” për rastin “Pagesat Rrugore” që lidhet me shfrytëzimin e harxhimeve rrugore. Ajo ishte akuzuar për veprën penale – mashtrim gjatë shërbimit.
Boneva ndiqej për shkak se gjatë periudhës 2011 – 2015 shërbimeve të Kuvendit u ka dorëzuar llogari të rreme fiskale të pagesave rrugore, pas cka I janë paguar mbi 10.000 euro, edhe pse ka patur banesë në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.