Komandanti i UÇK-së vdiq në motelin në Ferizaj
Izair Samiu, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, vdiq të enjten në një motel në Ferizaj.
Samiu nga Shemshova e Tetovës, ishte një nga emrat e mirënjohur të luftërave çlirimtare të UÇK-së në Kosovë dhe më pas në Maqedoni.
Siç shkruan sot portali Indeksonline, Samiu, i cili njihej me nofkën ‘Baci’, vdiq në moshën 61-vjeçe brenda një dhome moteli në Ferizaj.
Samiu është kujtuar sot edhe nga Shoqata e Veteranëve të Luftës.
“Izair Samiu, luftëtar trim dhe guximtar i pashoq, nga ditët e para në luftën e lavdishme të UÇK-së. Njeriu, i cili asnjëherë nuk u pajtua me sistemin sllavomaqedon. I përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprimtarinë atdhetare e patriotike të Izair Samiut – Komandant Baci. Ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar Daim Iseni nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.