Maqedoni

MPB: Nga e hëna do të lehtësohet procedura e marrjes së pasaportave

Shkup, 16 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga e hëna do të lehtësohet procedura e marrjes së pasaportave në pikën e fotografimit në RTVM dhe Prolet në Shkup. Sipas MPB-së, qytetarët, pasaportat e të cilëve janë gati do të informohen përmes SMS porosive për t’i tërhequr ato.

Ndërsa mund të kontrollojnë edhe në faqen e internetit mvr.gov.mk nëse dokumenti është gati. MPB-ja apeluar qytetarët që të mos u drejtohen sporteleve të MPB-së në këto dy pika nëse nuk kanë marrë porosi. Ndërsa në pikat e tjera në Shkup dhe qytete të tjera procedura vazhdon sikurse deri më tani.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close