Teknologji

OpenAl prezanton modelin e ri Sora me Inteligjencë Artificiale – që ka aftësi të shndërrojë tekstin në imazh

OpenAl ka prezantuar një model të ri të gjenerimit të videove, të cilin e ka quajtur Sora.

Kompania thotë se Sora “mund të krijojë skena realiste dhe imagjinare nga tekstet”.

Tekstet në video i lejojnë përdoruesit të krijojnë video deri në një minutë, e gjitha e bazuar në kërkesat e tyre.

Sora është në gjendje të krijojë “skena komplekse me karaktere të shumta, lloje specifike të lëvizjeve dhe detaje të sakta të temës dhe sfondit”, sipas postimit hyrës në blog-un e OpenAl, përcjell Telegrafi.

Kompania ka vënë në dukje se modeli ka aftësi të kuptojë se si objektet “ekzistojnë në botën reale” duke interpretuar kështu me saktësi karakteret që shprehin emocione të gjalla.

Gjithashtu, modeli mund të gjenerojë video bazuar në një imazh statik, si dhe të plotësojë kornizat që i mungojnë një videoje ekzistuese.

Disa vite më parë, gjeneruesit e tekstit në imazh si Midjourney ishin në krye të aftësisë së modeleve që i kthejnë fjalët në imazhe. Por, kohët e fundit, videoja ka filluar të përmirësohet me një ritëm të jashtëzakonshëm.

Përveç Sora-s, edhe modele si Lumiere, dhe kompanitë Runway dhe Pika, kanë shfaqur modele mbresëlënëse të cilat e shndërrojnë tekstin në video.

Sora aktualisht është në dispozicion vetëm për “skuadrat e kuqe” të cilat vlerësojnë modelin për dëmet dhe rreziqet e mundshme.

Bëhet e ditur se, ashtu si produktet e tjera të Al, kompania do të përballet me pasojat e videove të rreme nga Sora, të cilat do të ngatërrohen me ato të vërtetat. /Telegrafi/

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close