Bota

Tanimë jemi në luftë botërore!

Mersel Bilalli

Sot bota rrezikohet edhe nga vet qarqe partiake që s’patën kapacitet Bajden-it t’ia bëjnë me dije se funksionet nuk janë çështje suetesh personale edhe atëherë kur skleroza bënë të “përshendeteni me ajrin”!  

Vetëm një ditë para një takimi të rëndësishëm, siç është Konferenca e Mynihut për çështjet e sigurisë globale, Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken u ndal për disa orë në Tiranë. Fjala është për një trajtim të veçantë të Shqipërisë në Ballkan dhe më gjërë, ku pas disa ditësh do bëhet hapja e bazës së madhe ushtarake amerikane në Kuçovë. Pra, pas do ditësh  në Kuçovë hapet baza ushtarake amerikane në vlerë prej 55 milion evro, krahas katër bazave ekzistuese fqinje në Greqi dhe Itali (Gedi dhe Avijano), që do forconte sigurinë rajonale dhe të Detit të Zi.

Për tetë orë në Tiranë, Blinken pas një agjende të ndeshur dha mesazhe tejet me peshë, teksa bota përballet me sfida tejet delikate të sigurisë. Konferenca e Mynihut që këtë vit do mbush 60 vite qysh nga takimi i saj i parë në kryeqytetin bavarez, konsiderohet si forumi kryesor i sigurisë në nivel botëror, ku diskutohen çështje që lidhen me sigurinë globale në botë. Kjo konferencë mbahet dy vite pas agresionit rus kundër Ukrainës dhe katër muaj pas fillimit të luftës mes izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Fakt është se Shqipëria ka një afërsi të madhe bashkëpunimi me SHBA-të, që rrjedhë nga gjeopolitika, por edhe afërsia që shqiptarët natyralisht ndjejnë ndaj kësaj superfuqie. Vizita e Sekretarit të Shtetit ka nxitur shumë diskutime për thelbin e saj. Kjo vizitë ka të paktën tri mesazhe kryesore. Së pari, vizita rikonfirmon Shqipërinë si një partner i besueshëm strategjik për zhvillimet pozitive në rajon, por edhe për mbështetjen e NATO-s në sfidat e saj përballë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe rreziqeve të ripërtëritura të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës.

Së dyti, vizita paraqet mbështetje për reformat në drejtësi dhe rolin pozitiv të SPAK-ut në eliminimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, sidomos për korrupsionin që vjen nga nivelet e larta të pushtetit, që paraqet kancer për zhvilllimin ekonomik të vendit. Blinken u takua edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Këtu, Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e SHBA në hapat për reformën e thellë në drejtësi duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin e vendit

Së treti, dërgimi i mesazheve sa u përket problemeva aktuale por edhe afatgjate në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë në prizmin e dialogut të ngecur mes tyre dhe tendencat e forcave pro-ruse dhe ruse për destabilizimin e Ballkanit për qëllim defokusimi të Ukrainës. Në fakt, Moska dëshiron zgjërime të konflikteve në botë (Izraeli e Gaza, Libani jugor, Siria, Iraku, Irani, Pakistani pjesa e Balluxhistanit, Deti Jugor Kinez etj.). Pra, realisht bota ngadalë po futet në një luftë të tretë botërore që del nga çmenduria për pushtet të paprekshëm brenda logjikës së kontaminuar të Putinit, i cili mendon se vetëm si president i paprekshëm mund të ndjehet i gjallë,madje sikur edhe gjithë bota të bëhet e vdekur!

Së katërti, përkrahja amerikane për lehtësimin e situatës kontroverse lidhur me gratë dhe vajzat afgane dhe të muhaxhedinëve. Realisht, për këta të fundit, Shqipëria po paguan një kosto jo të vogël kryesisht në fushën e sigurisë kibernetike, sidomos pas sulmeve periodike të hakërave iranian.

Ardhëria e NATO-s?!

Në konferencën e Mynihut pritet të jenë të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Gueterrez dhe bundeskancelari gjerman Olaf Sholc. Flitet edhe për një pjesëmarrje të presidentit ukrainas Zelenski ditën e shtunë, ku do t’u drejtohet pjesëmarrësve të konferencës. Kjo pjesëmarrje e tij korrespondon me vendimin e para pak orëve të senatit amerikan për të vazhduar ndihmën për Ukrainën. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Punëve të Jashtme, Josep Borrell.

Nuk janë të panjohura deklaratat e kandidatit republican Tramp për NATO-n, se ajo është në shtrat të vdekjes dhe kjo më e reja se pa paguar 2%, kushdo që do sulmohej nga Rusia, NATO s’do reagonte!!! Deklaratë që sërsiht trazoj botën e rrezikuar, madje edhe vet demokracinë amerikane që s’pati kapacitet Bajden-it t’ia bëjë me dije se funksionet nuk janë çështje dëshirash personale qoftë edhe kur skleroza ju bënë të “përshendeteni me ajrin”! Andaj, me arsye fokus të veçantë do zë çështja e rolit të SHBA-së në të ardhmen si locomotive e NATO-s. Zonja Harris dhe sekretari Blinken pritet që të japin mesazhin e qartë për qëndrimin zyrtar të administrates amerikane lidhur me marrëdhëniet SHBA–NATO.

Nuk do mbetet jashtë agjendës së diskutimeve edhe çështja e konfliktit mes Kinës dhe Tajvanit ndërkohë që i ftuar i organizatorëve bavarezë do të jetë ministri i Jashtëm kinez. Vend të veçantë do të zërë edhe diskutimi për sigurinë njerëzore që paraqet prania gjithnjë e më e madhe e realitetit virtual siç është inteligjenca artificiale, apo ajo që lidhet me përdorimin e armëve bërthamore.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close