Rajoni

Vrau vetën pasi iu publikuan fotot intime, Shqipëria po merr masa për TikTok-un

Kohëve të fundit krime të shumta janë duke ndodhur si shkak i rrjeteve sociale, sidomos TikTok-ut.

Pak ditë më parë, një grua 27- vjeçare ka kryer vetëvrasje në Shqipëri, pasi në një llogari në TikTok i është shpërndarë një foto intime.

Mbrëmë, zëvendës ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besford Lamallari ka deklaruar se Qeveria është duke marrë masa të forta për rrjetet sociale, kryesisht TikTok.

Lamallari deklaroi se kanë marrë shqetësime reale, kryesisht për të miturit.“Ministria e Brendshme disponon të dhëna të raportuara nga struktura e krimit kibernetik dhe kemi parë rritje shqetësuese të veprave penale nga viti në vit. Nga 2022 në 2023, kemi 40.4 % rritje të veprave penale, duke përfshirë edhe veprat që kërcënojnë mirëqenien e të miturve.  Në takimin e fundit me ministritë dhe shoqëritë civile u raportua se kishin 350 telefonata në ditë për bullizëm, apo internet të pasigurt”, tha Lamallari.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close