Maqedoni

Me valixhe para Komunës së Çairit, Fronti Europian kërkon dorëheqje nga krerët e VLEN-it

Me valixhe para Komunës së Çairit, Fronti Europian kërkon dorëheqje nga krerët e VLEN-it

Fronti Europian kërkon dorëheqje nga të gjithë katër kryetarët e partive politike pjesë përbërëse e koalicionit VLEN pas rezultateve të mbrëmshme ku kandidati Bujar Osmani fitoi Arben Taravarin me mbi 37 mijë vota dallim.

Skender Rexhepi Zejdi, kërkon nga Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Arben Taravari, të mbajnë fjalën dhe të japin dorëheqje.

 

 

Ndërkohë Artan Grubi nga Fronti Europian, me vete kishte sjellur një valixhe. Duke treguar se çfarë kuptimi ka ajo valixhe, thotë se lidhet me këngën e Noizyt, këngë të cilën e ka përdorur thuajse në çdo tubim të Frontit Europian, e që i dedikohet koalicionit VLEN.

Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, profilit të tij në Facebook, vetëm falenderoi të gjithë votuesit të cilët mbështetën Arben Taravarin dhe koalicionin VLEN. Për Grubin, erdhi reagimi nga kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Artan, terapinë po ta shkruan Dr.Arbeni, e merr në 8 maj!, ka shkruar Visar Ganiu në facebook profilin e tij.

Ndryshe çështja e dorëheqjeve u pati bërë aktuale rreth një muaj më parë nga ministri i ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi, i cili kërkoi nga të gjitha partitë politike të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbin të mos merren më me politikë. Këtë sfidë e pati pranuar vet Arben Taravari i cili pati thënë që kushdo që humbë, duhet të tërhiqet dhe për këtë janë të gatshëm edhe vet ata nga VLEN.

E pasi u publikuan rezultatet mbrëmë dhe fitorja i takoi kandidatit të Frontit Europian për president, Bujar Osmanit, Bekteshi përsëri pyeti Taravarin se tek cili noter e ka dorëzuar deklaratën për dorëheqje. E njejta ka shkruar se vlenë edhe për Izet Mexhitin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close