OSBE/ODIHR me vlerësim pozitiv për ditën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut
Zgjedhjet e vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut. . Foto ilustrim e krijuar nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ka qenë konkurrues dhe votuesit mund të bënin zgjidhje të informuar. Dita e zgjedhjeve në përgjithësi u vlerësua pozitivisht ku në masë të madhe u respektuan procedurat e votimit, ndërsa në disa raste gjatë numërimit, këshillat zgjedhor nuk i kryen plotësisht procedurat e përcaktuara. Këto janë konkluzionet preliminare të misionit ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve të përbërë nga përfaqësues të OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Evropës dhënë sot në një konferencë për shtyp, raporton MIA.
Xhillian Stirk, shefe e misionit të OSBE/ODIHR në kontekst të kornizës ligjore, theksoi se kjo është bazë për zgjedhje demokratike, por nuk rregullon mjaftueshëm disa nga elementët e rëndësishme të garës presidenciale, duke vlerësuar që ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë bërë në formë jotransparente.
Ajo theksoi që ditëve të fundit retorika filloi të bëhet më negative, veçanërisht dallimet etnike. Mungesa e grave në fushatë, ishte një nga çështjet që veçoi Misioni.
“Lidhja e shpërndarjes së mjeteve për fushatën dhe mundësitë mediatike me përkatësinë partiake favorizon në mënyrë disproporcionale kandidatët e lidhur me partitë kryesore politike”, tha Stirk, duke shtuar që ka pasur menaxhim efikas të procesit në aspektin teknik.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.
Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.