Bashkia e Nju Jorkut padit TikTok, Facebook dhe YouTube për dëmtim të dyshuar të shëndetit mendor të fëmijëve
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams deklaroi se administrata e tij ka ngritur një padi kundër kompanive mëmë të TikTok, Instagram, Facebook, Snapchat dhe YouTube, me pretendimin se shërbimet e tyre po dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve dhe fëmijëve në qytetin më të madh amerikan.
”Qyteti i Nju Jorkut së bashku me paditësit, përfshirë sistemin arsimor dhe organizatat shëndetësore ngritën padi në degën e qarkut të Los Anxhelesit të Gjykatës së Lartë të Kalifornisë për shkak të lidhjeve të kompanive me zonën”, shkruan avokatët në dosje.
Padia pretendon se Meta, Snap, ByteDance dhe Google (kompania mëmë e të cilëve është Alphabet) me vetëdije “dizajnuan, zhvilluan, prodhonin, operuan, promovuan, shpërndanë dhe tregtuan platformat e tyre për të tërhequr të rinjtë me mbikëqyrje minimale prindërore”.