Maqedoni

haferi nga Konferenca e sigurisë e Mynihut: Paqja globale dhe sigurimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike për mbi 2 miliardë qytetarë është prioritet për Qeveritë e botës

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e filloi agjendën e tij në Konferencën e sivjetme të sigurisë në Mynih. Para takimeve të para bilaterale, Xhaferi deklaroi:

“Nga sot deri të dielën jemi në Mynih për shkak të ndjekjes së punës së  Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Natyrisht, rëndësia e kësaj konference është në domenin e zhvillimeve aktuale gjeostrategjike dhe gjeopolitike në botë. Fokusi kryesor supozohet të jetë situata në Ukrainë, dhe sigurisht pasuar nga situata në Lindjen e Afërt. Një temë e lidhur do të jetë siguria dhe mbrojtja në Evropë dhe roli i Evropës në këtë kontekst.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close