Maqedoni

Kush do të dalë në mejdan për president? BDI-ja kërkon Ahmetin, LSDM-ja dhe DPMNE-ja me kandidatët e njëjtë?

Dje edhe zyrtarisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari shpalli kandidaturën e tij. Ai tha se vetëm një ditë më parë ka vendosur për ta pranuar ofertën të cilën e ka marrë para një muaji.  Vlerësimi i tij është se ky është një hap i mirë, e duke pasur parasysh se përveç zgjedhjeve presidenciale do të mbahen edhe parlamentaret, mendohet se në këtë mënyrë BDI-së do t’i jepet goditje si kundërshtare e tyre politike. Por, Taravari në këtë garë presidenciale do të përballet me disa fronte, duke marrë parasysh përplasjet në ASh dhe paralajmërimin e Selës për shkarkimin e tij, prandaj që në fillim të garës do të ketë një barrë shtesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në të njëjtën kohë, në garën do të udhëheqë fushatë për kandidaturën e tij, por edhe për zgjedhjet parlamentare.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close