Rajoni

Nikaj: Qesharake! Kosova i thotë SHBA-së jemi të pavarur, mos u

nëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me përplasjet mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve për dinarin.

Nikaj i cilësoi si të pakuptimta deklaratat e zëvendës-kryeministrit Bislimi, i cili iu drejtua aleatëve se Kosova është një vend i pavarur dhe ndaj nuk duhet të kishte një konsultim paraprak në lidhje me vendimin për dinarin.

Ai shtoi se nëse nuk do të ishin SHBA-të, Kosova nuk do të ishte as e pavarur as e njohur ndërkombëtarisht, ndaj apeloi për koordinim me aleatët.

– Advertisement –

“Nëse Kosova e ka guximin t’i thotë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ne jemi të pavarur dhe ju nuk duhet të përziheni, kjo me të vërtetë është qesharake, pasi Kosova jo vetëm që nuk do të ishte e pavarur, por nuk do të kishte as shumë gjëra që ka në sferën ndërkombëatre nëse nuk do të ishin Shtete e Bashkuara të Amerikës. Unë kam shërbyer për një mandat e më tepër në Bruksel, dhe kam mbuluar përveç BE-së dhe NATO-n, belgjikën dhe Luksemburgun dhe e di shumë qartë që çdo inicaitivë e Republikës së Kosovës në cilindo forum dhe vend në botë nuk bëhet pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj t’u drejtojmë gishtin SHBA-ve dhe t’u themi qëndroni ju aty se ne jemi të pavarur është me të vërtetë një situatë e pakuptimtë”, tha Nikaj.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close