Ndihmoi vrasësit e vajzës së tij adoleshente, lirohet babai në Maqedoninë e Veriut
Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut, ka pranuar kërkesën e Aleksandar Gjorçevskit, për ta liruar nga burgu dhe për ta lënë në arrest shtëpie.
Gjorçevski u arrestua pasi vajza e tij Vanja u gjet e vdekur pasi u raportua e zhdukur, dhe ai akuzohet se ka bashkëpunuar me rrëmbyesit.
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se pas seancës publike të mbajtur më 25.04.2024, Këshilli për vepra penale ka marrë Vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit A. G., deklararuar përmes avokatit të tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, është pranuar dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSŽ-320/24 i datës 04.02.2024, e ka ndryshuar dhe të akuzuarit i caktoi arrest shtëpiak dhe masë sigurie”, njoftoi sot Gjykata Supreme.
Seanca e sotme ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës, pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.
Aleksandar Gjorçevski dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij, të miturës Vanja Gjorçevska, e cila ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor dhe u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur edhe Pançe nga Velesi u gjet i vdekur në afërsi të Velesit, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.