Rajoni

Greqia legalizon martesat e personave të gjinisë së njejtë, ata do të lejohen të birësojnë fëmijë

Greqia është bërë vendi i parë me shumicë ortodokse që legalizon martesat e personave që kanë gjini të njejtë.

Ky vendim i autoriteteve greke do të thotë se tashmë çiftet e të njëjtës gjini do të lejohen të birësojnë fëmijë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se ligji i ri “do të trajtojë me guxim pabarazinë”.

Siç shkruan BBC, ligji ka përçarë vendin dhe rezistencë e ashpër po drejtohet nga kisha ortodokse greke.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbrojti projektligjin, por kishte nevojë për mbështetjen e partive opozitare për të mbledhur një shumicë në parlament.

Problem shtesë ishte se edhe deputetët e partisë së tij të qendrës së djathtë në pushtet kundërshtuan miratimin e ligjit për legalizimin e martesave të të njëjtit seks, raportojnë mediat.

“Njerëzit që ishin të padukshëm më në fund do të jenë të dukshëm rreth nesh dhe me ta shumë fëmijë më në fund do të gjejnë vendin e tyre të duhur,” tha Mitsotakis në parlament gjatë debatit.

Projektligji kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë për të kaluar parlamentin prej 300 anëtarësh.

Njëzet vende në Evropë kanë legalizuar tashmë martesat e të njëjtës gjini, por vendimi i Greqisë për t’u bashkuar me to, sipas artikujve, është një precedent, aq më tepër që është vendi i parë ortodoks që ndërmerr këtë hap.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button
Close
Close