Policia shqipton 1486 gjoba në 7 komuna gjatë aktivitetit javor
Policia e Kosovës gjatë aktivitetit javor në trafikun rrugor, kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë (1486) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Në njoftimin e policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 09.02.2024 – 15.02.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.