Perezi tregohet koprac, zbulohet paga që i ka ofruar Mbappes
Kylian Mbappe po raportohet se i ka komunikuar Paris Saint-Germainit se do të largohet në fundit të sezonit, kur t’i përfundon kontrata aktuale.
Lëvizja që të gjithë prisnin nga Mbappe ka mbërritur. Pas disa verave zhgënjyese, duke iu nënshtruar dëshirave dhe kërkesave të lojtarit dhe klubit, do t’i mbetet francezit që të pranojë ofertën e Real Madridit nëse dëshiron vërtet të veshë fanellën e bardhë, transmeton Klankosova.tv.
Nëse Mbappe vërtet dëshiron të realizojë ëndrrën e tij dhe të gëzojë lavdinë që mund t’i sjellë një ekip historik si 14 herë kampionët e Evropës, ai do të duhet të zvogëlojë kërkesat e tij financiare, pasi oferta është shumë larg nga 73 milionë euro sa ai fiton çdo vit në Paris.
Sipas Flashscore, paga që do t’i ofrojë Real Madridi nuk do të kalojë 25 milionë euro, përfshirë bonuset. Kjo do ta vendoste atë në të njëjtin nivel me yjet e tjerë në skuadër, si braziliani Vinicius Jr dhe Jude Bellingham i Anglisë .
Presidenti i klubit Florentino Perez, mandati i dytë i të cilit është karakterizuar nga një fokus intensiv në financat e klubit, e ka të qartë se ai nuk do të krijojë një ndarje në dhomën e zhveshjes duke prishur strukturën e pagave që ka funksionuar mirë gjatë kësaj periudhe suksesi.
Në të njëjtën mënyrë, francezi mund të marrë shembullin e Bellingham. Pasi mbërriti nga Dortmundi pa bujë, britaniku e kuptoi në mënyrë të përsosur se çfarë ishte klubi që nga dita e parë. Me mund, punë, respekt dhe cilësi, ai ka fituar dashurinë e bashkëlojtarëve dhe tifozëve.
Përndryshe, Flashscore ka mësuar se bonusi i nënshkrimit që lojtari do të marrë do të vendosë një rekord, pasi mund të kalojë 100 milionë euro.